Lajme

Makina merr flakë në ecje në By-Passin e Vlorës

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e re të By – Passit të Vlorës. Nga informacionet e para mësohet se makina ka qenë duke ecur në pjesën panoramike të rrugës, kur papritur ka pasur fillimisht një shkëndijë flasësh në pjesën e përparme dhe më pas është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa deri më tani raportohet për dëmtim të pjesës më të madhe të makinës.

Ndërkohë, fatmirësisht nuk raportohet për asnjë dëm në njerëz, pasi shoferi ka mundur të dalë nga mjeti në kohë, pasi ka konstatuar flakët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ku paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.Faxweb

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: