Categories Lajme

Makinat bëhen copa pas përplasjes në Berat/ Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat. Në pamjet e siguruara nga Abc, shihet se dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin duke u bërë copash.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia. Sipas burimeve në vendngjarje dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME