Categories Lajme

Manastirliu: Kemi 14 mijë persona aktiv me Covid-19 në vend, vetëm 15-20% të kapaciteteve spitalore janë të lira

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një deklarate për mediat ka bërë me dije edhe shifrat e rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë. Sipas ministres Manastirliu, kemi të konfirmuara me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, mbi 29 mijë raste duke prodhuar një incidencë, me 1042 raste për 100 mijë banorë. Manastirliu bëri me dije se aktualisht kemi 14 mijë raste aktive dhe se në spital janë të shtruar 420 pacientë.

“Aktualisht kemi të konfirmuara me covid 29837 raste, duke prodhuar një incidencë prej fillimit të pandemisë. Kemi  1042 raste për 100 mijë banorë. Duke bërë një krahasim me rajonin kjo incidencë është më e ulët se incidenca mesatare e rajonit dhe Evropës. Shtimi i rasteve ka shkaktuar një rritje të mesatares javore të rasteve.

Prej rasteve të konfirmuara 52% të rasteve janë femra dhe 42% janë meshkuj. Janë rritur edhe rastet aktive. Aktualisht kemi 14 mijë raste aktive apo 526 raste për 100 mijë banorë. Sa i përket fataliteteve, kemi 646 humbje jete, që i korrespondojnë 22.7% të fatalitetit për 100 mijë banorë.Vlerësohet se java e 46 është java që ka pasur rastet më të larta të vdekjeve, grupmosha është 65-75 vjeç. ”, u shpreh ministrja.

Ndërsa sa i përket kapaciteteve spitalore, ministrja u shpreh se ka ende kapacitete në tre strukturat Covid. Ndërkohë që spitali Covid4 është gati në momentin që do të jetë e nevojshme.

“Situata në spitale në të tre strukturat e dedikuara për trajtimin covid kemi të zëna 420 shtretër, 15-20% e shtretërve  janë të lirë në tre struktura, ndërkohë që covid4 është gati në momentin që do të kemi një zënin e shtretërve”- tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME