Categories Lajme

“Mjeku i familjes çelësi për të hyrë në sistem”, por si ta gjeni? Ilir Beqja ju tregon rrugën

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Beqja përmes një postimi në Facebook këshillon qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes për cdo gjë në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi. Por ku mund ta gjejnë ata që nuk e dinë se cilin kanë mjek familje? Për këtë Beqja ka një rrugë që udhëzon qytetarët, që është e-Albania.

“Mjeku i familjes është çelësi për të hyrë në sistemin e kujdesit shëndetësor publik dhe për të marrë shërbim shëndetësor pa pagesë. Në këto kohë të përballjes me Covid 19, çdo kush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të. Janë të shumë qytetarët që nuk e dijnë se kush është mjeku i vet i familjes. Nga dita e djeshme, ka edhe një mënyrë më shumë për të mësuar se kush është mjeku i familjes i gjithë seicilit.

Çdo kujt që ka nevojë të përdorë portalin qeveritar e-albania, në momentin e qasjes në platformë një dritare lajmëruese i tregon se kush është mjeku i families. Po ilustroj me çfarë lajmërimi mora vetë sot në mëngjes” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME