Categories Showbiz

Nënë për herë të dytë? Maya tregon planet e së ardhmes

Këngëtarja e muzikës popullore, Maya ka lancuar prej disa ditësh projektin e saj më të ri me titull “Hey Mama”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo zbuloi si lindi kjo këngë nga një telefonat e kompozitorit Gramoz Kozeli dhe deri te prapaskenat e videoklipit, duke theksuar se aktoret ishin mbesa të saj, që jetojnë në Athinë. “Ka qenë një krijimtari e Gramoz Kozelit dhe kur mora telefonatën shkova dëgjova demon dhe më pëlqeu shumë. Thash unë do e marr këtë këngë dhe do e publikojë. Është pak problem në këtë kohë se dëgjohet vetëm në Youtube se kjo është një këngë me ritëm, kërcehet në club, disko, dasma, evente, po tani nga që janë të mbyllura nuk shijohet. Vajzat e klipit janë mbesat e mia, erdhën nga Athina.  Njëra ka mbaruar për aktrim, ndërsa tjetra për filozofi. Gjithashtu ka qenë pjesë e videoklipit, Silvana Rusi, të cilën e përshëndes”, tha Maya.

Më tej, e pyetur në aspektin personal, këngëtarja ka treguar se pandemia e ka ndihmuar të kalojë më shumë kohë me djalin e vogël. Ndërsa ka thënë se me përfundmin e kësaj periudhe të vështirë ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë. “Kam më shumë kohë që të merrem me rritjen e djalit. Pasi je më i impenjuar kur ke punë. Gjithsesi mirë është që të mos zgjasi më.

Më kanë thënë për të dytin. Më vjen për të qeshur. Po dale i them, të kalojë cik kjo pandemia. Do i blejmë një motër në dyqan”, u shpreh Maya me plot humor. l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME