Categories Lajme

Bino: Maska do të mbahet edhe kur të dalë vaksina, testet e shpejta në terren

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u kërkoi qytetarëve që të mbajnë maskën. Ajo tha se edhe kur të dalë vaksina, masat do të vijojnë dhe maska duhet të mbahet.

“Pavarësisht vendimeve, më e rëndësishme është që ne duhet të kuptojmë normalitetin e ri, duhet të mbajmë maskën. Maska do të mbahet edhe pas daljes së vaksinës, deri sa të shohim që do japë efekt.

Në momentin që do të kemi vaksinën, ajo mund të mbrojë ata që janë më të rrezikuar për të bërë forma të rënda, por përsëri këto masa do të vijojnë që të zbatohen deri kur vaksina të ketë impakt në transmetueshmërinë e sëmundjes” tha ajo.

Kapacitetet për testet janë shtuar edhe me një tjetër laborator, tha më tej Bino. “Aktualisht në rrjetin e ISHP-së, kemi tre laboratore, një bazë në ISHP, një i kërkimeve veterinare dhe i treti i cili është i lidhur me ISHP-në. Dhe pastaj kemi laboratorin e QSUT-të. Kemi 4 laboratore që po funksionojnë në rrjetin publik. Kemi edhe rrjetin e laboratorëve private”. Në pritje të testit të shpejtë, Bino tha se “Do të jenë një revolucion, do të ofrojë testimin sa më afër qytetarit, që do të ndihmojë në izolimin dhe masat e menjëhershme të kontrollit. Janë teste që kryhen në terren” përfundoi Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME