Categories Lajme

Manastirliu: Sot vijnë dhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se ditën e sotme vjen dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer, prej 11,700 dozash, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

“Janë më shumë se 740 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri deri më sot, ndërkohë që sot priten edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontratat që kemi, nga kontrata me Pfizer priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza”, tha Manastirliu.

Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për punonjësit e fabrikave me material porositësi, Manastirliu deklaroi se vaksinimi po vijon me ritme të larta dhe në total janë kryer mbi 600 mijë vaksinime.

“Janë vaksinuar deri tani më dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive dhe po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kudo nëpër Shqipëri. Ritmet e vaksinimit në vend janë ritme të larta, pra vijon intensiteti i vaksinimeve ditore. Kemi vaksinuar tashmë më shumë se 600 mijë qytetarë, ndërkohë që presim në vijimësi dozat e vaksinave, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë foli për lehtësim gjatë sezonit të verës, në varësi të situatës që po vlerësohet në dinamikë.

“Do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Grupet +60 vjeç dhe të sëmurët kronikë po vijojnë të vaksinohen kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe sigurisht edhe grupet prioritare, të cilat janë në planin tonë, siç janë edhe punonjësit e operatorëve turistikë, në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar, për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së verës, gjithmonë duke vlerësuar situatën epidemike, e cila vlerësohet në dinamikë nga Komiteti ynë i Eksepertëve”, tha Manastirliu.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës kundër covid19, prej të cilave mbi 479,020 vaksinime janë kryer për persona mbi 60 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME