Categories Lajme

Masakra e Velipojës/ Flet nëna e vëllezërve të vrarë: Djemtë i gjeta të shtrirë përtokë, i vogli më shtrëngoi dorën

Prindërit e dy vëllezërve Gocaj, të cilët mbetën të vrarë në atë që ka marrë emrin ‘masakra e Velipojës’ u janë rikthyer maktheve të asaj nate tragjike që u mori dy djemtë, vrasje ku mbeti viktimë dhe kamerieri Myzerim Zeneli. E gjitha filloi pas një debati për shezlongët e vendosura në vijën bregdetare në Velipojë.

Në rrëfim për emisionin “Uniko”, Angjelina Gocaj dhe bashkëshorti i saj tregojnë momentet kur kanë gjetur të dy djemtë e shtrirë në oborr. I vogli, Xhovani Gocaj, tregon e ëma, ishte ende gjallë. Ndërsa pak metra më tutje, ishte djali i madh i saj Edmond Gocaj, i mbuluar nga gjaku.

Pjesë nga biseda:

Angjelina Gocaj: Unë punoj në kuzhinë, edhe djali i madh edhe djali i vogël. Kemi punuar si familje.

Atë natën e 26 Qershorit ju kishit mbaruar punën?

Angjelina Gocaj: Po, qëndruam me djemtë te shkallët jashtë edhe asnjë gjë nuk më shprehën. Pastaj jam ulur për të pushuar te dhoma. Pastaj kam dëgjuar krismat. Kam dalë te dera, kam dalë vrap, kam gjetur Xhovanin shtrirë. Kam dalë me vrap duke bërtitur, kam gjetur Xhovanin shtrirë gjallë. E kam gjetur poshtë shkallëve. E kam prekur me dorë, më ka shtrënguar dorën. Ishte gjallë, jepte shenja jete. Kam shkuar aty te ajo pema kam gjetur Kujtimin Verracaku. Kam gjetur infermieren edhe të shoqen duke i dhënë ndihmën e shpejtë, se di ishte gjallë apo jo, vetëm i thoshte të lutem ma shpëto burrin. Xhovani ka qenë gjallë aty dhe i shtrirë. Dhe Hasanin (Verracakun) e kam gjetur këtu te Xhovani.

Po djalin tjetër ku e kishe?

Angjelina Gocaj: Këtu kam gjetur Edmondin të shtrirë, i larë në gjak. Kam rënë pa ndjenja s’kam ditur gjë.

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan. Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME