Lajme

Mashtrimi me kriptovalutat, Gjykata e Lartë vendos për ekstradimin e Faruk Ozer

Gjykata e Lartë ka vendosur ekstradimin e shtetasit Frauk Ozer drejt Turqisë.

I riu ndodhet i paraburgosur tek 313-ta në Tiranë, pas urdhër-arrestit të Gjykatës turke.

Shtetasi turk u arrestua më 30 gusht në zonën e Vlorës teksa bënte plazh, ndërkohë që fshihej në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Ai akuzohet se është kreu i skemës gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex. Nën hetim nga Prokuroria turke janë 21 të pandehur, mes tyre edhe Frauk Ozer.

CEO i kësaj platforme, Faruk Fatih Ozer, akuzohet se ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz.

Nga personat e akuzuar, gjashtë prej tyre janë të burgosur aktualisht në Turqi, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Faruk Ozer.

Sipas mediave turke, ndaj të pandehurve janë ngritur akuzat në Turqi për “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit” dhe “mashtrimit dhe pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”.

Për këto akuza, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg në total të të pandehurve nga 12.164 vite burg deri në 40.562 vite burg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close