Categories Covid-19, Lajme

“Maska për 100 ditë”, Joe Biden zbulon kërkesën që do u bëjë amerikanëve për ndalimin e përhapjes së Covidit

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden do t’u kërkojë amerikanëve që të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në detyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Ai foli për CNN duke thënë se besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet e Covid-19 nëse çdo amerikan do të mbante maskë.

Biden gjithashtu tha se ai do të urdhërojë që maskat të mbahen në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.  Në një intervistë me Jake Tapper, Biden tha: “Ditën e parë që do të përurohem do t’i kërkoj amerikanëve që të mbajnë maska për 100 ditë. Vetëm 100 ditë me maska, jo përgjithmonë. Njëqind ditë.

Dhe unë mendoj se do të shohim një ulje të konsiderueshme nëse ndodh që, nëse kjo ndodh me vaksinat dhe maskimin për të ulur numrat në mënyrë të konsiderueshme.” ShBA ka regjistruar 14.1 milion raste dhe 276,000 v dekje nga Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME