Lajme

Matura Shtetërore/ Ministria e Arsimit cakton datat e provimeve, ja kur do të zhvillohen

Caktohen datat e provimeve të maturës shtetërore 2023. Ministria e Arsimit njofton se gjuha e huaj do të zhvillohet më 1 qershor.

Më 7 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në 13 qershor matematika dhe më 19 qershor lënda me zgjedhje.

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

– 13 qershor, Matematikë

– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close