Categories Lajme

Maturantët kanë provim sot, do të testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

Maturantët këtë të enjte do të zhvillojnë provimin e parë , atë të gjuhës së huaj.

Në të gjithë vendin janë 34 mijë maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre sot, ndërsa vetëm në Tiranë janë 3800 maturantë, të cilët do të zhvillojnë provimin në 34 pika testimi.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë maturantët do ti nënshtrohen një testi me pyetje të alternuara mes atyre me alternativa dhe zhvillim.

Testi do të nisë në orën 10:00, por ndryshe nga një vit më parë, kur për shkak të pandemisë kohëzgjatja e provimit ishte 2 orë, këtë vit do të jetë 2:30 minuta, kërkesë kjo e protestës së maturantëve vitin e kaluar.

Rregullat e pandemisë do të jenë të njëjta, ku në klasa do të ruhet distanca dhe do të qëndrojnë aq persona sa të mund të zbatohet ky rregull, duhet të jenë të pajisur me maska dhe do të kryhet dezinfektimi i tyre në momentin që hyjnë në ambientet e shkollës.

Ndërkohë provimet e tjera janë ato të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 7, në 11 ai i Matematikës dhe në 15 Lënda me Zgjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME