Categories Lajme

Mazniku e konfirmon: Projekti për kullat te PD është dorëzuar në bashkinë e Tiranës

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka konfirmuar projektin që parashikon ngritjen e kullave shumëkatëshe te trualli ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike. Mazniku tha se toka ndodhet në pronësi të shtetit, ndërsa pronarët të cilëve nuk iu është kthyer prona, pretendojnë zhvillimin e kësaj zone.

“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.

Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në Bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale.

Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.

Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre.

Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja”,  tha ai.

Mazniku tha se deri tani nuk ka asnjë propozim për ndërtim në zonën ku deri pak kohë më parë ka qenë BKT-ja dhe asnjë vendim të Bashkisë për atë zonë.

“Nuk mund të përgjigjem për të drejtat e pronësisë në territorin e Tiranës. Kjo është një çështje që i përket Hipotekës apo institucioneve të drejtësisë. Unë mund të flas për planin urbanistik të qytetit.

Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me planin urbanisitk. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente.

Sipas ligjit, Bashkia e Tiranës ka vetëm dy elementë, përputhshmëria me planin urbanistik, është i gjetshëm online dhe element thelbësor është dakordësia e pronarëve ligjorë të truallit. Nuk flasim as kush është pronar i supozuar, i pretenduar apo admnistrator, por personai që ka emrin në Hipotekë, për zhvillimin e truallit. Pra, plani urbanistik dhe pronësia mbi truallin.

Nëse dikush kërkon të marrë pronësinë mbi truallin, duhet të gjejë një dakordësi me atë që është përdorues i truallit. S’mund të spekuloj. Kur është prezantuar kërkesa nga pronarët e tokës? Është i hershëm”, tha Mazniku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME