Lajme

Mbërrijnë materialet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, flasin banorët

Mbërrijnë materialet e para për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në zonën e Akërnisë Vlorë. Puna pritet të nis zyrtarisht në datën 28 nëntor, me prezencë të kryeministrit Edi Rama. Flasin banorët e zonës, të cilet e shohin si një mundësi të madhe për zhvillim, por nuk i fshehin kritikat për vonesën e fillimit të punimeve.

Flasin banorët Banori 1: Vepër e vogël nuk është që ta bësh brenda vitit. Besojme se tani do bëhet. Do bëhen rrugë, ujësjellësa, do rritet punësimi. Zhurmat tani janë të natyrshme por jo sa të shqetësoje popullin.

Banori 2: Ky aeroport duhet të ishte bërë me kohë të mirë. Ka 20 vite që thuhet. Ishalla bëhet se e kanë vrarë besimin. Përfiton gjithë zona. Prapë nuk është vonë. Asnjëherë nuk është vonë.

Banori 3: Është zhgënjim nëse do ndodhi si 3 herët e para. Kanë ardhur 3 herë të tjera kontenierët. Shpresojmë që këtë radhë ta kenë marrë serjozisht.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: