Lajme

Mbërrin në Gjykatë 34-vjeçari,i vuri tritol në shtëpi Armand Dukës

Shtetasi Arlen Hasanaj, 34-vjeç, i cili dyshohet se vuri tritolin në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Duka, ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit. Hasanaj, pritet të njihet me masën e sigurisë për shpërthimin me t ritol. Ndërkohë avokati i tij, Ilia Ilia, ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme për pafajësinë.

Gjykatësja që do të japë vendimin për të riun do të jetë Shpëtime Pitaku, ndërsa prokurore e kësaj çështje do të jetë Nadime Kurti Hasanaj është i vetmi i arrestuar për shpërthimin me tritol në shtëpinë e Dukës, ngjarje e cila ndodhi 24 janar 2022.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë nuk pati të lënduar. Vetë Duka nuk ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por e mësoi nga bashkëshortja e cila e kishte njoftuar për një shpërthim të madh dhe më pas kishte mësuar se kishte qenë tek porta e jashtme e shtëpisë së tij.

Një ngjarje e tillë ndodhi pas përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë të fundit FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close