Categories Lajme

Mbështetësit e Trump rrethojnë qendrën e numërimit të votave. Mediat e bëjnë të sigurt fitoren e Biden

Asgjë nuk mund të konsiderohet e mbyllur në SHBA, ku edhe pse në projeksionet e mediave shumë shtete kanë mbyllur numërimin e fletëve, në qendrat e numërimit të votave ende ka momente tensionesh, të shoqëruara me ankthin e pritjes. Kështu në një qytet të Arizonës, Maricopa ka pasur tensione të shumta, për shkak se qendra e numërimit të votave është rrethuar nga mbështetës të Trump, një pjesë e tyre dhe të armatosur. Për këtë shkak zyrtarët lokalë kanë vendosur që qendra e numërimit të votave të jetë e mbyllur për mediat dhe për publikun, ndërsa dhjetra forca policie kanë rrethuar godinën.

“Stafi në Departamentin e Zgjedhjeve @maricopacounty do të vazhdojë punën e tij, e cila është administrimi i zgjedhjeve në juridiksionin e dytë më të madh me të drejtë vote në qark,” cicëroi departamenti i zgjedhjeve në qarkun Maricopa në një deklaratë të mërkurën vonë. Mes turmës është vërejtur edhe Kongresmeni i Arizonës, që i përket republikanëve.

Protestuesit në Qarkun Maricopa, disa prej të cilëve po tundnin flamuj të Trump, kanë brohoritur “Fox News shpif!” dhe “Numëroni votat!” Një korrespodent i NBC News i cili u largua nga ndërtesa mbrëmjen e së mërkurës vonë njoftoi përmes Tëitter se turma “që pretendonte se vota po vidhej nga presidenti ishte rritur dhe bërë më e zhurmshme”. Shteti i Arizonës ka 11 vota elektorale, dhe është konsideruar një prej atyre që do të vendosin rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që mediat kanë nxituar duke thënë se fituesi në këtë shtet është Biden.

Autoritetet u kanë kërkuar gazetarëve që të largohen nga godina e numërimit të votave. Përveç Arizonës, ku është në avantazh, Biden do të duhej të fitonte edhe shtetin e Nevadës në mënyrë që të merrrte zyrtarisht 270 vota elektorale që i duhen për t’u shpallur president. Biden ka ngushtuar diferencën, dhe ka bërë një përparim të konsiderueshëm në numërimin e votave në Pensilvani dhe Xhorxhia.

Në një fjalim të mërkurën, Biden shprehur besimin se ai do të përfundonte me vota të mjaftueshme elektorale për të fituar presidencën, ndërkohë që u tregua i kujdesshëm që të mos shpallte fitoren e parakohshme. “Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Por unë jam këtu për të raportuar se kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit”, u shpreh Biden para mbështetësve të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME