Categories Lajme

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për KQZN-në, skualifikohen nga gara 17 aplikantë, ja kush mbetet në listë

Ditën e sotme në ambientet e Kuvendit është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatura për organet drejtuese të KQZ-së. Komisioni në mbledhjen e tij të parë vendosi skualifikimin e 17 kandidaturave, si dhe votoi unanimisht për kualifikimin e 53 aplikantëve të tjerë.

Njoftimi i plotë: Mblidhet Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave, për organet drejtuese të KQZ-së.

Sot, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit  u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentare ngritur me Vendimin nr. 50/2020 të Kuvendit për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Të pranishëm në mbledhje ishin: Kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku, përfaqësues të Pakices Parlamentare; si dhe z. Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme 2017.

Komisioni, pasi shqyrtoi të gjitha aplikimet për organet drejtuese të KQZ, vendosi unanimisht: Kualifikimin e 52 aplikantëve dhe skualifikimin e 17 prej tyre, për arsye të mosplotësimit të kritereve ligjore të percaktuara në Ligjin 10019, datë 29.12.2008 , i ndryshuar “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërise”.

Komisioni gjithashtu vendosi të kryejë seanca dëgjimore me kanditatët e kualifikuar,  që do të zhvillohen  në ambientet e Kuvendit në dt 29-30 shtator 2020.

Lista me kandidaturat që i plotësojnë kriteret për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

1. Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS; 2. Agim Paskali rregullator + KAS; 3. Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator; 4. Agron Sulshabanaj KAS; 5. Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator; 6. Arben Isaraj KAS; 7. Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator; 8. Arens Çela rregullator + KAS;

9. Behar Zeneli rregullator; 10. Besnik Maho KAS;
11. Bledar Skënderi KOMISIONER; 12. Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator; 13. Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS; 14. Elona Bano rregullator; 15. Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS; 16. Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS; 17. Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator); 18. Esmir Rringaj KAS; 19. Fatmir Tafaj KAS; 20. Farie Osmani KAS;

21. Florian Beqiraj rregullator + KAS; 22. Gentian Rumano KAS; 23. Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator; 24. Halil Hyseni KOMISIONER; 25. Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS; 26. Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS; 27. Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS; 28. Ilirjan Celibashi KOMISIONER; 29. Ilirjana Nano rregullator; 30. Irena Nino KAS;

31. Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator; 32. Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner; 33. Iva Nathanaili rregullator+ KAS; 34. Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator); 35. Klement Zguri rregullator; 36. Koli Bele; KOMISIONER + KAS; 37. Kristaq Kume rregullator; 38. Laureta Bregasi rregullator + KAS; 39. Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS; 40. Ledio Braho KAS;

41. Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS; 42. Leonard Gremshi rregullator + KAS; 43. Lindita Tako rregullator + KAS; 44. Mimoza Canaj KAS; 45. Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS; 46. Odeta Berberi rregullator; 47. Odeta Seferaj KAS; 48. Petrit Çano KAS; 49. Redinela Beqiraj KAS; 50. Sali Shehu KOMISIONER; 51. Sokol Bana KOMISIONER + KAS; 52. Spiro Maliqi rregullator + KAS; 53. Theodhor Sollaku rregullator + KAS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME