Categories Lajme

Mbrojtje dhe promovim burimeve natyrore/ Krijohet rrjeti kombëtar i shoqërisë civile

Mbrojtja dhe promovimi i burimeve natyrore në Shqipëri do të jetë në qendër të punës së rrjetit kombëtar “Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare”.

Ky rrjet u formalizua sot në një takim të organizuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financuar nga Bashkimi Europian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”.

Në takimin e organizuar ishin të pranishëm presidenti i Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Gent Kromidha, Edvin Pacara menaxher i programit të mjedisit pranë Delegacionit të BE-së, etj.

“Natyra shqiptare mbetet e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme, peshkimin, gjuetinë dhe turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet në rritje të rekreacionit; erozionin bregdetar, zjarret, ndotjet, urbanizimin, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme të menaxhimit në praktikë të territorit, natyrës, përdorimit të burimeve dhe peizazhit natyror”, tha në fjalën e tij Kromidha.

Sipas tij, vlen të theksohet në këtë kuadër roli i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile  (OMSHC) për t’u angazhuar e bashkëpunuar ngushtë për veprime të koordinuara e aksione të përbashkëta ndërgjegjësimi, për një zë më të fuqishëm e gjithë përfshirës, në çështjet që duan të advokojnë, lobojnë dhe që kërkojnë një reagim qytetar.

“Këto organizata duhet të luajnë një rol aktiv dhe efektiv në planifikimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes së natyrës dhe angazhimin e palëve të tjera të interesit për vendimmarrje koherente”, – shtoi Kromidha.

Ndërsa Edvin Pacara, Menaxher i programit të mjedisit pranë Delegacionit të BE-së u shpreh se “OMSHC-të, duhet të bashkojnë forcat dhe formojnë një mesazh bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikëbërësit, subjektet dhe komunitetin. Të bashkuara mund të përfitojnë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve edhe nga modelet që ndihmojnë të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë strategjike”.

Rrjetëzimi i OMSHC-ve shërben si një mjet për të fuqizuar rolin dhe forcën e veprimeve të përbashkëta të OMShC-ve, si një element kyç i një shoqërie demokratike për të mundësuar një bashkëpunim dhe një dialog frytdhënës në procesin e advokimit për ruajtjen dhe promovimin e natyrës shqiptare.

Ky rrjet do të bëjë të mundur që OMShC-të të kuptojnë se si do të përdorin mjetet e advokimit për të ngritur problematikat dhe ofruar alternativat më të mira të zbatimit të legjislacionit kombëtar në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale, si dhe me institucionet publike lokale e rajonale.

Marrëveshja e bashkëpunimit midis organizateve të rrjetit do të ndihmojë për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit, për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Ky rrjet nuk do të kufizohet vetëm në pjesëmarrjen e organizatave të angazhuara në kuadër të projektit, por dhe të rrjeteve lokale të OMSHC-ve dhe të tjera të interesuara për t’u bërë pjesë e nismave për mbrojtjen dhe promovimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME