Categories Lajme

Çlirimi nga tatimfitimi dhe TVSH/ Nuk do të ketë më inspektime në biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se çlirimi i biznesit të vogël nga tatimfitimi dhe TVSH-ja deri në vitin 2029 është edhe çlirimi përfundimtar nga inspektimet dhe inspektorët.

Gjatë një konference për shtyp, Rama bëri të ditur se nga 1 janari 2021, biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë do të ketë zero tatimfitimin dhe biznesi me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë në vit nuk do të paguajë as TVSH-në. “Sot biznesi i vogël është i çliruar nga tatimfitimi dhe TVSH-ja, ndërsa biznesi i vogël me xhiro nga 10 milionë lekë deri në 14 milionë lekë është plotësisht i çliruar nga tatimfitimi,  por ka TVSH-në. Kjo përbën edhe çlirimin përfundimtar nga inspektimet dhe inspektorët, pasi e dimë që përbën problem si pasojë e sjelljeve arbitrare. Nuk do të ketë më inspektime në biznesin e vogël”, siguroi Kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se me procesin e fiskalizimit e dixhitalizimit jemi në fazën finale dhe biznesi i vogël do të përfshihet thjesht në sensin e mbajtjes së llogarive për të ndihmuar që biznesi i madh të mos e përdorë të voglin.

“Kjo përbën bazat e një aleance të fuqishme mes shtetit e biznesit të vogël që në fund çdo e ardhur e biznesit të madh të taksohet dhe që biznesi i vogël nuk është peng i biznesit të madh dhe nuk hyn në lojën 30-vjeçare të faturave false për shtetin”, bëri të ditur Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME