Categories Lajme

Mbyllen mbi 4 mijë pika bastesh dhe kazino

Pikat e basteve dhe lotot kanë mbylluar tashmë aktivitenin në mënyrë masive.Shoqata e Basteve Sportive bën me dije se tashmë kanë mbetur më pak se 300 të tilla, të cilat janë duke hequr bazën materiale.Mësohet se një pjesë e këtyre subjekteve tashmë janë kthyer në bar-kafe.

Subjektet që ushtronin aktivitetin e basteve apo loteve janë mbyllur mbyllur pothuajse të gjitha. Një gjë e tillë është vërejtur edhe në rrethe. Ndërkohë që kazinotë duket se po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit që ju jep hyrja e ligjit në fuqi pasi shumë pak prej tyre kanë mbyllur aktivitetin. Shoqata e Basteve Sportive, deklaron se deri më tani janë mbyllur mbi 4 mijë pika bastesh dhe lotosh. 300 të fundit janë në proces e sipër dhe tashmë po heqin televizorët e kompjuterët.

Shumë prej këtyre kompanive i kanë nxjerrë në shitje këto pajisje duke i shitur nën koston e tregut. Gjithashtu disa prej këtyre subjekteve kanë zgjedhur që të hapin Nipte të reja duke funksionuar si Bar-Kafe. Sipas ligjit, duke nisur nga 31 dhjetori do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike, bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë me kuaj apo qenë.

Kazinotë elektronike, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje ku do të vijojnë aktivitetin e tyre. Ligji i lojërave të fatit duhet të kishte hyrë në fuqi nga janari i vitit 2017 por me anë të një amendamenti ishin vetë socialistët që firmosën shtyrjen e tij. /Ora News/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME