Categories Lajme

Mbyllja e vendit për Krishtlindje, Kisha Katolike i nis letër Komitetit të Ekspertëve

Kisha Katolike me në krye imzot George Frendo i ka nisur një letër kryetares së Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, të cilës i kërkon që të rimendojë vendimin e dhënë që duke nisur nga data 24 Dhjetor vendi të mbyllet prej orës 20 e 30 të mbrëmjes. Në letrën e Frendos thuhet se ky vendim është diskriminues dhe i nxituar, në një kohë kur ishin marrë të gjitha masat që mesha të zhvillohej duke menduar mbylljen e vendit në orën 22;00.Letra e plotë e Frendos: Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu Nunciaturës Apostolike në Shqipëri Tiranë 21 dhjetor 2020 E Nderuar Zonja Rakacolli,

U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00. Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën.

Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00. Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë. Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime George Frendo O.P. Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Znj. Mira RAKACOLLI, Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME