Categories Lajme

Me armën në brez/ 34-vjeçari nuk i ‘trembet burgut’, vihet në pranga

Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pas informacioneve që qarkullonte me armë zjarri.

Mësohet se 34-vjeçari duhet të ishte në masën e arrestit të shtëpisë, pasi dhe më herët ishte akuzuar për të njëjtën vepër penale, ta mbajtjes dhe të prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Replace”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Replace”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në rrugën “Hoxha Tahsim”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin I. K., të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, ar mëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME