Categories Lajme

Më e lehtë për individët të marrin një kredi

Bankat lehtësuan standardet e kredisë konsumatore në tremujorin e dytë të vitit, duke ofruar interesa më të ulëta, shuma më të larta, ndërsa janë më fleksibël me kolateralin që duhet lënë peng për të marrë një hua.

Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë me bankat tregtare, oferta në kredinë për individë ngelet e lartë dhe është lehtësuar më shumë për segmentin e kredisë konsumatore, ndërkohë që në kreditë për blerjen e banesave, standardet nuk ndryshuan nga një tremujor më parë.

Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan si pasojë e shtimit të konkurrencës në sistemin bankar, por edhe prej perceptimit të bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit.

Bankat raportuan marzhe më të ulëta interesi në kreditë normale dhe marzhe disi më të larta për kreditë e perceptuara si me rrezik më të lartë. Kushtet joçmim, nga ana tjetër, u raportuan më të lehtësuara, në sajë të shtimit të madhësisë së kredisë, kërkesave më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe zgjatjes së maturitetit maksimal të kredisë.

Sipas bankave, lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit për rrezik më të ulët, si edhe e një tolerance më të lartë të bankave kundrejt këtij rreziku nga një tremujor më parë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët, sidomos në kreditë për blerjen e banesave.

Edhe kërkesa e individëve për kredi u perceptua dukshëm më e lartë në tremujorin e dytë të vitit, nxitur si nga kredia konsumatore, ashtu edhe ajo në blerjen e banesave.

Sipas gjykimit të bankave, rritja e kërkesës për kredi nga individët i atribuohej nevojave më të larta për financimin e konsumit dhe blerjen e banesave, zhvillimeve aktuale e të pritura në tregun e banesave, përmirësimit të besimit konsumator, si edhe nivelit të normave të interesit.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin që të vijojë shtimi i kërkesës për kredi nga ana e individëve, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për financimin e konsumit.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për individë arriti vlerën e 207 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej afërsisht 9% krahasuar me një vit më parë.

Rritja më e lartë është në segmentin e kredisë për blerje banesash, me 11%, ndërsa kredia konsumatore ka shënuar një rritje më të ngadaltë, me 5.2%. Kredia konsumatore i ndjeu më shumë pasojat e krizës, çka, sipas, Bankës së Shqipërisë, reflekton natyrën e saj prociklike, duke qenë se ky produkt mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.

Ndaj, ulja e konsumit u reflektua menjëherë në ecurinë e kredisë konsumatore. Në pjesën e dytë të vitit, kredia konsumatore iu kthye rritjes, duke ndjekur përmirësimin e ekonomisë reale pas hapjes së ekonomisë. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME