Categories Lajme

Media britanike: Azili urdhër që të merren vetëm me rastet shqiptare për të përshpejtuar dëbimet nga Britania

Ministria e Brendshme britanike ka urdhëruar punonjësit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve azilkërkues në mënyrë që të përshpejtohen procedurat e dëbimit. Sipas mediave britanike po zhvillohet operacioni i koduar “Bridora” që ka synim të largojë sa më shumë shqiptarë në një kohë kur është rritur numri i atyre që futen ilegalisht me gomone.

Ky vendim do të vonojë përgjigjet për mijëra afganë, iranianë e sirianë që prej vitesh presin të përfitojnë azil në Britani.

Nga më shumë se 140 mijë aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Britani, rreth 16 për qind (22,900) janë nga shqiptarët. Më shumë se 16,000 kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 14,5000 me irakenët, 9,000 me afganët dhe rreth 7,000 me sirianë dhe eritreanë.

“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve. Ky ‘operacion’ i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbetura për azil”, tha Clare Moseley, themeluesja e bamirësisë Care4Calais.

Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve, ku Ministria e Brendshme mund t’i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët ‘qartësisht të pabazuara’, sepse këto vende konsiderohen të sigurta, shkruan The Independent.

Një burim i tha medias britanike ‘The Independent’ se ata besonin se qëllimi i Operacionit Bridora ishte të certifikonte sa më shumë kërkesa për azil që të ishte e mundur sipas ligjit, në mënyrë që njerëzit të mund të largoheshin nga Britania dhe të ndaloheshin të apelonin çështjet e tyre nga jashtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME