Categories Lajme

“Kam parë shumë para”, zbardhet dëshmia e pastrueses që ndryshoi kallëzimin e Alda Klosit

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Alda Klosit ditën e djeshme nga policia e Tiranës. Ish-zyrtarja e kryeministrisë u arrestua mbrëmjen e djeshme me një urdhër ndalimi nga prokuroria pas një dëshmie të gjatë nga pastruesja Rozeta Dobi.

Pastruesja 49-vjeçare ka rrëfyer para hetuesve duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares. “Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Kujtojmë që Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga pastruesja rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi. Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte pasur sasi të mëdha parash. Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobit dhe djalit të saj ku u gjetën 120 mijë euro në banesë, në një deklarim të dytë, 3 javë pas vjedhjes Alda Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në SHBA. Më pas përgjimit ambiental të pastrues së djalit të saj pas arrestimit, policia zhvilloi sërish kontroll në banesën e pastrueses dhe në tubin e aspirimit iu gjetën mbi 400 mijë euro të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME