Një automjet i llojit “Mercedez-Benz” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë natës që lamë pas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë ambulancës.
Bëhet me dije se mjeti i djegur, i llojit “Benz”, është djegur në momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e mjetit është bërë një shkëndijë elektrike. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishte automjeti pasi nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.