Lajme

Meta dekreton datën, kur do të mbahen zgjedhjet vendore vitin e ardhshëm

Presidenti Ilir Meta dekretoi datën e zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor 2019, në ditë të diel.

Sipas njoftimit nga Presidenca, dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimi: 

Presidenti Meta dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore
D E K R E T

PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close