Categories Lajme, Politike

Meta i përgjigjet Ramës dhe Gjiknurit: E keni fryrë aq shumë xhepin sa mendoni se ua nxë Vlorën

Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe Damian Gjiknurit, se ai ka shkuar fshehurazi në qytetin e Vlorës, dhe ka takuar subjekte që kanë lidhje dhe me krimin.

Meta tha se ai shkon në çdo moment të ditës në Vlorë dhe në Selenicë, dhe madje i shoqëruar dhe nga vetë Gjiknuri, për të takuar banorët që kanë shqetësim devijimin e projektit të rrugës.

Pjesë nga fjala e presidentit Meta:

Nuk dëshiroj që të shmangem nga thelbi i problemit, të gjithë e dinë se presidenti është iniciator i festimeve të 100 vjetorit të luftës së Vlorës, u bënë bashkëpunime edhe me qeverinë, edhe me përfaqësues të pushtetit lokal.  Ajo që dua tiu them është  se shqetësimi i vërtetë nuk është as dekorimi i Vojo Kushit dhe as i Selam Musait, por dekorimi i Avni Rustemit.

Në bashkepunim me Parlamentin e ardhshëm do kërkoj një dekorate të re për të vlerësuar cdo shqiptar të ndershëm, i cili ndëshkon tradhëtinë e lartë ndaj Atdheut. Ishte detyra ime që të thyej tabutë se kishte 30 vite që kjo figurë ishte lënë mënjanë për shkak të bindjes politike.

Kalojmë te çështja e vizitave të mija në Vlorë, unë Vlorën e kam në zemëer si çdo shqiptar i ndershë, zotërinjtë e duan Vlroën për ta futur në zhepat e tyre. U duket aq e vogël Vlora për xhepat e tyre të mëdhenj, sa kanë çuar dhe Afrim Qendron e ARRSH-së. Nuk kam shkuar unë në Selenicë po ka ardhur Selenica në Presicencë, dhe unë nuk kam ikur fshehurazi në Selenicë por kam ikur në mes të ditës.

Presidenti është gati që të shkojë në çdo moment, edhe me zotërinjtë, që të takohemi me popullin e Vlorës dhe jo me drejtorat e Hipotekës. Banorët e atyre zonave më kanë kërkuar jo vetëm mua, por edhe avokatin e Popullit, raportin e të cilit e pres që të shkoj sërish te banorët. Çdo projekt publik duhet të konsultohet me banorët.

Kur të ketë dëshirë të vijë dhe Damiani, të marrë edhe gurunë me vete, që të takojmë banorët, Presidenti shkoi aty se e kërkoi populli. Presidenti lëviz gjithmonë në mes të popullit si president i popullit, jo si president i Bllokut me sirena dhe 400 makina. Kush ka frikë nga populli ka protokollet e veta. Po të dëshiroj Taulanti të më ftojë edhe në Librazhd, ata të mos merren me këto gjëra por të blejnë paisje për pandeminë, nuk vazhdohet me këtë mënyrë, duhet seriozitet. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME