fbpx
Lajme

Meta pret ekipin izraelit që po vlerëson dëmet në banesa pas tërmetit: Thellësisht mirënjohës!

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“I nderuar të prisja sot ekipin izraelit që i erdhi në ndihmë qytetarëve tanë duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti.

Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom!”– shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga takimi me ekspertët izraelitë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button