Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese
ulian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese.
Vajza e tij, Reina feston sot 18-vjetorin dhe qirinjtë e tortës i fiku me babain e saj, madje kërcyen bashkë nën ritmet e një kënge të kënduar nga ajo.
“Shumë jeni zënë kohët e fundit. Shijoji javët e fundit”, ishte porosia e vajzës së Julit.
“Ti dhe Mateo jeni krenaria ime, pasuria ime e vetme. Do ta kesh babain ku ta duash ti, me vete ku të duash ti. Unë të dua shumë, më shumë se veten dhe u bëfsh një doktoreshë e madhe që të kujdesesh për babin”, u shpreh Juli.