Categories Lajme

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Presidenti Ilir Meta ishte pjesë e punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

Trafikimi i qenieve njerëzore tha kreu i shtetit vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën.

“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra.

Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë.

Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore theksoi Presidenti Meta duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe dënimin e autorëve të përfshirë, përfshirë dhe çdo zyrtar bashkëpunëtor.

Meta theksoi në fjalën e tij se duhet rritje e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe
qeverisë, dhe bashkëpunimin rajonial me autoritetet e BE.

“Duhet prioritet e vëmendje më të madhe situatës ekonomike në vendet tona luftës kundër varfërisë, përkujdesjes sociale, krijimit të mundësive për punësim për një të ardhme të sigurt në vendet tona. Synimi i trafikantëve janë persona në vështirësi më të mëdha ekonomike e sociale, personat në nevojë të dëshpëruar për punë.

Një ekonomi më e mirë dhe e qëndrueshme, punë e mirëpaguar, sundimi i shtetit të së drejtës do përmirësonin jetën e do ndikonin në uljen e trafiqeve të cdo lloj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME