Categories Lajme

Meta: Vlora, një qytet i traditave, dekoron sportistët e Vlorës me titullin ”Mjeshtër i madh”

Këtë të dielë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar sportistës e Vlorës me titullin ”Mjeshtër i madh”, për disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit”, kampionin e paharruar Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj.

Nga ana tjetër, ai thotë se ”Pata kënaqësinë të nderoja gjithashtu Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj”.

Mesazhi i plotë Vlora ka qenë dhe mbetet djepi i sportistëve të talentuar, të cilët kanë arritur rezultatet më të larta në të gjitha disiplinat, duke nderuar fanellën e ‘Flamurtarit’ dhe përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ndihem shumë i lumtur, që në qytetin e tyre të lindjes, të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit”, kampionin e paharruar Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj.

Pata kënaqësinë të nderoja gjithashtu Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj.

Mbështetur mbi këto tradita dhe trashëgimi të shkëlqyer, t’i orientojmë dhe t’i edukojmë të rinjtë vlonjatë drejt sportit, edukimit cilësor e vlerave qytetare, për t’i larguar ata nga veset dhe për t’i rikthyer “Flamurtarit” shkëlqimin e dikurshëm, në të gjitha disiplinat sportive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME