Categories Lajme

Investim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare në drejtim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm

Një pjesë e konsiderueshme e lagjeve te qytetit të Vlorës, do të përfitojnë nga një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në drejtim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Janë shpallur firmat fituese si dhe nisi punua për përmirësimin e furizimit me ujë të lagjeve Partizani, Llonxhe, Karabash, ish-Fabrika e Cimentos.

Nga ky investim do të përfitojë edhe fshati Babicë e Vogël në Njësinë Administrative Qendër.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Vlorë, Shkëlqim Leskaj shpreh kënaqësinë e tij për nisjen e këtij investimi të rëndësishëm. Investimi do të përfundojë për 12 muaj, por sipas drejtorit Leskaj, punimet mund të përfundojnë edhe më shpejtë.

Kështu, problematika e furnizimit me uje per shkak te rrjetit te amortizuar ne lagjet Partizani, Llonxhe, Karabash, ish-Fabrika e Çimentos, si dhe ne Babicë të Vogël do të marrë fund me këtë investim të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë për këta banorë në këto lagje. Vlera e investimit eshte 244. 854. 905 lekë me TVSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME