Categories Lajme

Meteorologu: Si do të jetë moti dhe temperaturat gjatë kësaj jave

Duket se vjeshta do të trokasë këtë javë në vendin tonë, duke lënë pas verën dhe temperaturat e nxehta që karakterizojnë këtë stinë. Këtë gjë e ka bërë të ditur meteorologu Hakil Osmani në studion e “ABC-ja e Mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi duke treguar edhe temperaturat që do të përfshijnë vendin tonë gjatë kësaj jave.

Sipas meteorologut Hakil Osmani kjo javë do të shënojë ulje të temperaturave në gjithë territorin e vendit, duke larguar kështu vlerat në rritje. Vendi gjatë gjithë javës do të ketë reshje shiu dhe vranësira në disa zona ndërsa pjesa tjetër do të alternohet me kthjellime. Osmani tregoi se edhe fundjava do të jetë me reshje shiu, dhe temperatura më të ulta, të cilat janë karakteristike për vjeshtën.

“Pjesët e para të ditës mendohet të jenë të kthjellëta por në orët e pasdites pritet që në zonat jugore dhe lindore të vendit do të ketë vranësira dhe reshje shiu ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri ne 33 grade celsius ne vlerat maksimale. Moti pritet të freskohet gjatë kësaj jave ndërsa deri ditën e premte vlerat e temperaturave do të zbresin deri në 29 gradë. Pra do të kemi ulje të temperaturave në vlerat termike të saj, tipike për vjeshtën”, sqaroi Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME