Categories Bota, Lajme

Militantët e mbështetur nga Erdogan ekzekutojnë kurdët e kapur robër

Ekzekutimi e të burgosurve kurdë nga luftëtarët arabë të mbështetur nga Turqia, të cilët shihen në video, ngjallën spektrin e luftës sektare më të gjerë ndërsa luftimet në veri perëndim të Sirisë përshkallëzohen, shkruan The Neë York Times.

Militantët e mbështetur nga turqit që po luftonjnë në Siri ekzekutuan të paktën dy të burgosur kurdë të shtunën, njëri prej tyre i shtrirë në anën e rrugës me duar të lidhura pas shpinës, sipas një video nga skena dhe një luftëtar i cili tha se ai ishte dëshmitar i ekzekutimeve.

Në video, dy prej luftëtarëve qëllojnë me plumba njeriun me duar të lidhura, me sa duket për të siguruar që ai ka vdekur. I burgosuri tjetër shfaqet në video i gjallë dhe ka veshur një uniformë ushtarake.

“Djali në veshjen ushtarake u neutralizua,” tha Al-Harith Rabah, një aktivist mediatik me grupin rebel që ishte në vendin e ngjarjes.

Ekzekutimi e dy robërve kurdë nga luftëtarët arabë është një ilustrim i fuqishëm i forcave të nxitura nga vendimi i Presidentit Trump për të tërhequr  trupat amerikane që ishin duke mbrojtur kurdët. Tërheqja pastroi rrugën për një inkursion ushtarak turk në Sirinë verilindore kundër një milicie të udhëhequr nga kurdët e mbështetur më parë nga Shtetet e Bashkuara, që kishin qenë kyç në luftimin e IS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME