Categories Lajme

Greqia përsërit kërkesat ndaj Shqipërisë

“Të respektohen të drejtat e minoritetit”Teksa Bashkimi Europian është në prag të marrjes së një vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias përsërit kërkesat e tij ndaj Tiranës dhe Shkupit. Për Shqipërinë, Dendias e vë theksin tek respektimi i të drejtave të minoritetit, pa specifikuar qëndrimin që do të mbajë vendi i tij për negociatat.

“Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek. Nuk kemi asnjë pretendim ndaj Shqipërisë. Greqia është faktor stabiliteti dhe i garantimit të kufijve, por Shqipëria duhet të kuptojë se rruga europiane e saj përfshin mbrojtjen e vlerave europiane, që garanton mbrojtjen e minoriteteve. Këtu presupuzohet edhe respekti ndaj pronës. Nuk mundet që pronat në bregdetin e Himarës që mos jenë objekt mbrojtjeje.”

Ndërsa Maqedonisë së Veriut, kryediplomati grek i bën thirrje të respektojë rigorozisht detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Prespës.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një intervistë për shtypin vendas, le të kuptohet se Greqia ka mundësi t’i përsërisë kushtet e veta ndaj Tiranës dhe Shkupit, edhe gjatë samitit të BE-së, më 18 Tetor. Analistët vlerësojnë se Athina nuk do të pengojë hapjen e negociatave, pa i ndarë të dy vendet. Por nga ana tjetër, do të insistojë që kërkesat e saj për minoritetin dhe marrëveshjen e Prespës, të përfshihen në rezolutën përfundimtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME