Categories Sport

Reja: Të provojmë për të arritur vendin e tretë

“Duhet të japim maksimumin deri në fund” Edy Reja nuk e shikon si fundin ndeshjen me Turqinë, po si një vijueshmëri që duhet treguar edhe më tej. Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së hënës me Moldavinë në Kishinjev dhe do të japë maksimumin deri në fund të këtyre kualifikueseve.

“Objektivi ynë, vendi i dytë dhe kjo nëse nuk ndodh ndonjë tërmet ashtu si në Shqipëri, por do të jetë e vështirë, por kemi detyrën që të ta provojmë deri në fund që të arrijmë në vendin e tretë, dhe do ta quaja një arritje, por duhet të bëjmë maksimumin deri në fund.”

Trajneri i Kombëtares tha se janë bërë përmirësime nga ndeshja në ndeshje, duke përsëritur se do t’i pëlqente të qëndronte edhe pas kualifikueseve të Europianit. Reja tha se mund të bëjë ndonjë ndryshim për sfidën e radhës kualifikuese, por i duhet të mendojë deri pak para ndeshjes.

“Unë e mbaj zakonisht grupin, por do të ketë ndonjë ndryshim, pasi ka nga ata të cilët janë lodhur, por ka kohë deri në momentin e nisjes së sfidës.” Përballja e së hënës me Moldavinë do të jetë e pesta për Shqipërinë, ku kuqezinjtë kanë fituar 3 ndërsa 1 është mbyllur në barazim. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME