Categories Lajme

Sigurimi i banesave të reja për 10 vjet

Ndërtuesit: Në parim dakord, por nisma duhet të konsultohej me ne/ Nisma e qeverisë për të shitur të gjithë aparatmentet e rinj së bashku me sigurimin 10-vjeçar të ndërtimit, për shoqatën e ndërtuesve nuk është e plotë e as nuk zgjidh çështjen e sigurimit nga katastrofat.

Arben Dervishaj, nënkryetar i kësaj shoqate, thotë në një intervistë për televizionin Klan se sigurimi i banesave për 10 vjet nga ndërtuesi është aktualisht në ligj, por aty janë shtuar disa aspekte proceduriale, por edhe dyshemeja për vlerën e sigurimit.

Ndërtuesit janë parimisht dakord që ndërtimet duhet të jenë të siguruara, po ashtu edhe nga katastrofat, por ata kërkojnë që ligji të jetë gjithëpërfshirë dhe të zgjidhë situatën.

Po ashtu ata kërkojnë të dinë edhe metodologjinë e vendosjes së vlerës së sigurimit minimal 0.1% në vit, e cila do të rritë me të paktën 1% çmimin e apartamenteve të rinj që janë në shitje.

Aktualisht në ligjin për planifikimin e territorit parashikohet që në momentin e shitjes së banesës ndërtuesi duhet të dorëzojë edhe një sigurim 10-vjeçar për ndërtimin dhe palët e treta. Vendimi i  qeverisë detyron  zbatimin e tij, pasi asnjë noter nuk mund të bëjë aktin e shitjes pa marrë në dorëzim sigurimin, ndërsa vendoset për herë të parë edhe primi dysheme prej 0.1% të vlerës së ndërtimit.  Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME