Categories Lajme

Milot-Fier/ Më 28 tetor hapet gara, punimet përfundojnë brenda 36 muajve

“Aksi Milot-Fier është një nga projektet më ambiciozë të qeverisë Rama, pasi ajo është pjesë edhe e kolektivitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nuk ka vetëm një vlerë të shtuar për vendin tonë, por ka dhe një vlerë rajonale për sa i takon zhvillimit të ekonomisë së Rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sot në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, ku informoi se “projekti për ndërtimin e rrugës Milot -Fier, 150 km pjesë e korridorit Blu, është në ditët e fundit të garës dhe përfundon në datën 28 tetor.

“Me shpresën që do të kemi pjesëmarrje të plotë dhe interes dhe pas vlerësimit që do të bëhet nga komisioni të kemi një fitues për të lidhur sa më parë kontratën dhe për të nisur kantieret pasi nuk bëhet fjalë për një kantier por për disa, maksimalisht 4, duke qenë se  përfshin edhe pjesë të rëndësishmes të infrastrukturës, siç është nyja e Tiranës, hyrja e Rinasit, kantiere të cilat do të nisin menjëherë nga puna për të pasur një rezultat prej 36 muajsh për të dorëzuar këtë vepër kaq të rëndësishme”, – tha Balluku. Duke u ndalur në faktet ekonomike të korridorit Blu, Balluku tha se përveç lidhjes që krijohet midis zonave dhe rajonale midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, më pas duke shtuar edhe lotet e tjera me Greqinë ky aks infrastrukture ka një impakt të rëndësishëm ekonomik.

Balluku tha se, “impakti direkt i segmentit Milot -Fier do të jetë në punësimin e mbi 2 mijë personave dhe efekti financiar llogaritet në 400 milionë euro dhe ndikimi indirekt për sa i takon të ardhurave nga ky projekt llogariten në rreth 600-700 milionë euro. Ndërsa impakti total i këtij projekti të korridorit Blu përllogaritet në 21 mijë vende pune 1.2 miliardë euro ndikim ekonomik”. Ajo theksoi se, korridori Blu ka edhe dy segmente të tjerë që sot ndodhen në fazë përgatitore që janë segmenti në Muriqan jo duke ndjekur rrugën tradicionale të Shkodrës, por duke ndjekur bregdet e Lezhës dhe segmenti i tretë është ai që nis nga Memaliaj për të përfunduar në daljen e Kakavijës, 68 km.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME