Categories Lajme

Manastirliu: Brenda vitit, mamografi në çdo spital rajonal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Lezha deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal. Deklarata u bë në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit. “Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale, duke i pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu ka bërë apel që çdo grua gjatë këtij muaji edhe në vazhdim të mos e neglizhojë kontrollin e gjirit. “Në muajin tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë”, apeloi Manastirliu.

Përgjatë muajit tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht mamografët e lëvizshëm janë në Lushnjë dhe Bulqizë, ndërsa do të vijojnë gjatë muajit tetor në Kuçovë dhe Milot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME