Categories Lajme

Ministri u jep shpresë gjermanëve: Testet e shpejta do të sjellin lirinë!

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann dha sot shpresë për më shumë liri, pas nisjes së aplikimit në masë të testeve të shpejta në të gjithë vendin. “Testet e shpejta dhe vetë-diagnostikuese gradualisht do të na ndihmojnë të kemi më shumë liri përsëri, ” tha ai në Bundestag sot.

Më tej ai tha se testet e shpejta pritet të jepen falas.  “Instituti Federal për Ilaçet dhe Pajisjet Mjekësore ka miratuar tre licencat e para për vetë-diagnostikimin e koronavirusit, të cilat mund të bëhen në shtëpi pa trajnim. Testet e shpejta diagnostike, të cilat duhet të kryhen nga stafi i trajnuar, pritet të bëhen në rreth dy javë falas në farmaci,” shtoi ai.

“Testet e vetë-diagnostikimit janë të përshtatshme nëse dikush dëshiron të ndihet i sigurt, në të ardhmen, megjithatë, ato mund të përdoren gjithashtu për të lejuar vizita në teatro ose evente  të tjera.

Kjo është perspektiva. Dhe pas miratimit të tre testeve të para që dikush mund të bëjë vetë, por që nuk do të jenë menjëherë të disponueshme kudo, jam shumë i sigurt se shumë prova të tjera do të dalin në treg çdo javë. Testet e shpejta janë opsioni i parë ku kërkohet një rezultat i çertifikuar nga një palë e tretë, për shembull kur udhëtoni,” shpjegoi politikani demokristian i CDU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME