Categories Lajme

Ministrja Muzhaqi nuk njeh as orën, të qeshura në parlament: Trupi i shëndoshë në mendje të…(Video)

Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi duket se është emocionuar shumë me detyrën e re, aq sa edhe orën nuk e dallon dot lehtë. Teksa ka marrë fjalën në Kuvend, nga fillimi në fund ajo nuk i ka ndalur lapsuset dhe gafat, të cilat padyshim që kanë rënë dhe në vëmendje të deputetëve të opozitës.

Në një moment ajo i ka tërhequr vëmendjen deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili ishte duke u tallur me fjalimin e saj.

“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”

“Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve…”

“Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi përdetyrë të kërkojmë më shumë nga vetja”.

N”e kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar” Ndërkohë që nuk mungoi as një shprehje e tipit: “Trupi i shëndoshë… Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME