Categories Lajme

Mirësevjen Viti 2023! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

Përmes një spektakli fishekzjarresh dhe urimeve të shkëmbyera më parë, shqiptarët i kanë dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2023.

Mijëra qytetarë u janë drejtuar shesheve qëndrore pas mesnate, për të festuar orët e para të ndërrimit të viteve

Në Tiranë, festimet në shesh kanë nisur më herët përmes koncertit të organizuar nga Bashkia.

Ndërkohë mësohet se mijëra forca policore, zjarrfikës dhe mjekë të spitaleve rajonale janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve.

Më herët, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit bënë apel për shmangien e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Në planin e masave për çdo qytet është përfshirë mbajtja në kontroll e situatës në veçanti në sheshe publike dhe pranë restoranteve të cilat kanë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë festës.

Raportohet se fatmirësisht nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

VloraNews.al i uron të gjithë shqiptarët për një vit të begatë, me shëndet dhe lumturi në çdo familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME