Categories Lajme

Zjarr në qendrën e të rinjve në Itali, humb jetën 17 vjeçari shqiptar

Një 17 vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër pritje në zonën e Udines në Itali.

Mediat njoftojnë se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një 16-vjeçar, i cili u transportua me helikopter në gjendje të rëndë për në qendrën e djegieve në Verona.

Mediat italiane njoftuan se zjarri ka rënë rreth orës 2:30 për shkaqe që ende po hetohen.

Godina e përfshirë nga flakët i përket një qendre pritje për të miturit, e njohur si organizata jofitimprurëse AEDIS. Ata që kanë dhënë alarmin për zjarrin, kanë qenë banorët e pallatit ngjitur me qendrën.

Pas mbërritjes së forcave të zjarrfikëses flakët janë shuar plotësisht ndërsa kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse që mbërritën në vendin e ngjarjes me policinë gjetën trupin e pa jetë të të riut.

Kreu i komunitetit të të rinjve Michele Lisco, ka thënë se viktima është një 17-vjeçar shqiptar që ishte pjesë e qendrës prej rreth një viti.

Sipas dëshmitarit, i riu shqiptar ishte një djalë shumë i mirë.  Hetimet për ngjarjen po kryhen nga Karabinierët të cilët kanë mbledhur tashmë dëshminë e personit përgjegjës për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi në detaje.

Një tjetër dëshmitar i qendrës ka thënë se dëgjoi “britma gjatë natës dhe pasi u zgjua  godina ishte plot tym, ndërsa dikush u hodh nga dritaret pasi frymëmarrja ishte e pamundur”.

Policia ka bërë të ditur se kati i dytë i godinës dhe pjesa e çatisë ishin përfshirë plotësisht nga flakët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME