Categories Lajme

Mjeti i atentatorëve në Durrës gjendet i djegur në Rrogozhinë, ishte vjedhur

Mjeti që shikoni në foto u gjet i djegur  te Bishti i Zhurit në Rrogozhinë dhe dyshohet se u përket atentatorëve që vranë me armë zjarri mbrëmjen e sotme dy persona në Durrës, Dori Shkozën, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdinë 34 vjeç.

Nga verifikimet rezulton se targat e makinës tip “Benz” AA 639 ZE janë të vjedhura.

Mjeti  i është vjedhur shtetasit me iniciale R.L dhe burime të policisë bëjnë me dije se R.L. është banor i fshatit Sineballaj të Rrogozhinës, i cili ka kryer dhe denoncimin në polici.

Pistat hetimore që policia ka ngritur janë të përfshirjes në trafikun e drogës dhe prishjes së pazareve, por edhe ndonjë konflikt i mëparshëm, mes viktimave dhe autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME