Categories Lajme

Përse ishte madhështor dhe unik? Rama flet për manifestimin e Metës: Rasti i parë në historinë e demokracisë botërore

Kryeministri Edi Rama ka komentuar manifestimin e sotëm të Presidentit Meta duke e quajtur mbi të tjerat një miting dhe shprehet se është hera e parë në historinë botërore të demokracisë, madhështor për nga unikaliteti dhe marrëzia Metës.

“Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamentare aq më tepër që Presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikaliteti i vet dhe marrëzisë së vet”, theksoi Rama për T7 në Kosovë.

I pyetur për kontrollin e pushteteve, Rama tha se qeveria nuk ka pushtet mbi atë që parashikon Kushtetuta, ndërsa përjashton pushtetin vendor.

“Duhet të diskutojmë mbi faktet pas lidhur me përshtypjen. Unë nuk di që qeverisja jonë të ketë më shumë pushtet se sa i jep e drejta kushtetuese. Pushteti vendor është disporcional. Nuk është rezultat i marrjes së këtij pushteti me forcë. Kundërshtarëve tanë nuk u është cenuar e drejta për të hyrë në zgjedhje. Nëse ne do të thoshim OK nëse ju nuk hyni dhe as ne nuk hyjmë, do të krijonim një precedent ku çdo opozitë do të bllokonte zgjedhjet”, nënvizoi ai./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME