Lajme

Momente gëzimi/ Fëmijët e strehuar në Durrës ndezin bredhin e Krishtlindjeve

/ATSH/ Fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit, duke harruar sadopak ditët e vështira dhe frikën pas tërmetit.

Ata kanë zbukuruar bredhin e Krishtlindjeve, si dhe kanë vendosur drita për të zbukuruar dhe gjallëruar qendrën sociale në Durrës ku janë strehuar përkohësisht. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga këto momente gëzimi të fëmijëve.

“Momente gëzimi të fëmijëve që kemi strehuar në Durrës, teksa ndezin Bredhin e Krishtlindjeve”, thekson Kryeministri Rama. Edhe në qytetin e Durrësit jeta po i rikthehet normaliteti, si dhe atmosfera festive ndihet ngado në qytet, teksa janë ndezur edhe dritat e festive në të gjithë qytetin nga bashkia, bizneset dhe qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: