Categories Politike

Shqipëria merr Kryesinë e OSBE-së, Rama: Mundësi e jashtëzakonshme për të shkëlqyer

/ATSH/ -Shqipëria merr sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bratislavë ka publikuar një video ku tregon momente pune përpara Ministerialit.

Rama deklaron se është “nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”. Rama thekson se gjatë fjalës së tij është e rëndësishme që në hyrje të flasë për tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Gjithashtu Rama shton se, i duhet vënë theksi bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe mikpritjes si dy prej vlerave më të mëdha të Shqipërisë. Gjithashtu Kryeministri shtoi se si element të mikpritjes është pritja që populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo dhe pritjen e popullit të Kosovës në vitin 1999. Sa i përket vlerës së barazisë gjinore, kryeministri Rama evidentoi faktin që Shqipëria është në 5 vendet e para në botë për numrin e grave në kabinetin qeveritar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME