Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kjo parti do të drejtohet nga Ilir Meta.
Zëvendës i Metës do të jetë Agim Nesho. Partia gjithashtu ka ndryshuar emrin, nga LSI në Partia e Lirisë.
Këto ndryshime ndodhën në Konventën e kësaj partie, një ditë pasi Ilir Meta mbaroi detyrën e Presidentit të Republikës. Meta mbajti një fjalim të gjatë, ku denoncoi atë që e quan “mafia në pushtet”. Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë në rrezik dhe se ka një plan për shpopullimin dhe zhbërjen e vendit.