Categories Lajme

Morën peng një greke pasi u paguan me 1.8 milion euro, ekstradohet drejt Shqipërisë 45-vjeçari

Një 45 vjeçar është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ishte d ënuar me 7 vite b urg. Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të v eprës penale ose veprimtarisë k riminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen p eng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.’- njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME